Yuri Kim nuk lë pa përmendur Shqipërinë nga Uashingtoni: Jemi seriozë për luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim nga Uashingtoni duket se nuk e harron dot Shqipërinë dhe ditën e sotme ka dhënë një mesazh të fortë.

Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se po koordinon hapat për të intensifikuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Po ashtu, ajo shton se Amerika është shumë e qartë lidhur me luftën ndaj korrupsionit.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e radhës për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë. Jemi shumë të qartë dhe seriozë për korrupsionin përfshi edhe përcaktimet sipas 7031(c) – teksa mbështesim Shqipërinë që është më demokratike, e fortë dhe e begatë. SHBA ka qenë me Shqipërinë për 30 vitet e fundit; do të jemi me ju edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej,”-shkruan ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *