Sindi sërish thumba Arjan Konomit: ‘Duket sikur është i virgjër’…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ka dhënë një intervistë së bashku me dy motrat e saj, Keisa dhe Flavia. Pasi Sindi u bë e njohur nga programi i dashurisë, vëmendje morën edhe motrat e saj në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës në “Abc e pasdites”, motrat shprehën dëshirën që të ishin të famshme, por pa harruar edhe pasionin e madh për muzikën.

Moderatori i emisionit nuk qëndroi pa i pyetur Keisan dhe Flavian në lidhje me deklaratën që bëri Sindi në hyrje të reality show-t, kur tha se ishte e virgjër.

Ato nënvizuan se po të ishin në vendin e saj do bënin të njëjtën gjë, do përgjigjeshin me sinqeritet. Ndërkohë mes Sindit dhe Arjanit duket se ka ende “mosmarrëveshje” sepse imitimet e saj e kanë bërë të reagojë.

“Gjërat duhen marrë me sportivitet se pastaj duket sikur është Arjani i virgjër nuk jam unë që i marr kaq personale gjërat”, tha Sindi duke qeshur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *