Kjo ditëlindje përfundimisht do të jetë e paharrueshme për aktoren amerikane Nicole Richie. Ajo që ishte parashikuar të ishte një festë e bukur, është kthyer në një tmerr të vërtetë.
Teksa aktorja ishte duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes së 40-të, ndodhi një episod i pahijshëm. Flokët e Nicole, u ndezën aksidentalisht nga qirinjtë e tortës. Pasi iu dogjën flokët, aktorja u tmerrua.
Videon e momentit ajo e shpërndau edhe në Instagram për fansat e saj.
“Deri tani 40 janë zjarr,” shkroi ai në mbishkrimin që shoqëroi videon.
/Priza.al/