Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku është gjithmonë në ndjekje të modës dhe këtë e vërteton në çdo postim të sajin.
Asaj nuk i ka shpëtuar as trendi më i ri i përhapur kryesisht tek shumë prej yjeve botëror.
Taraku ka vendosur aksesorë prej ari në dhëmbë të saj, një trend ky i cili u pa pak ditë më parë edhe te artistja shqiptare, Rita Ora.
Rita vendosi aksesorë të ndryshëm prej ari në dhëmbët e saj, gjatë paraqitjes në MTV VMA 2021.
Morena, në një video të shkurtër të publikuar në InstaStory, i ka buzëqeshur kamerës, ndërsa ka zbuluar aksesorët e artë në dhëmbët e saj.
Krahas muzikës dhe modës, Morena ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj si sipërmarrëse.
/Priza.al/