‘Big Brother VIP’/ Zbulohet një personazh tjetër konkurrent…

Rikthimi i Big Brother Vip pas disa vitesh ndërprerje ka rikthyer një interesim të madh të publikut shqiptar, të cilët kanë pasur kureshtje për personazhet që do të jenë pjesë e “Big Brother Vip”.

Një personazh mjaft i njohur, aktorja Arjola Demiri festoi ditëlindjen dy ditë më parë, ku pjesë e festës ishin shumë miq të saj.

Miq të afërt të aktores, të cilët ishin të pranishëm në këtë ditëlindje thanë se Arjola Demiri do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”.

Një ish-Miss nga Tropoja, vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë ajo u rikthye në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një femre.

Arjola Demiri është pjesë edhe programit të humorit, Portokalli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *