Vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve në Patos, ja çfarë kërkojnë ambientalistët

Vijon të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Zharrëz. Mësohet se është pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga aktivizimi, flakët nuk janë shuar ende.

I pranishëm në këtë fushë, ambientalisti Qani Rredhi tha se Bashkia Patos duhet t’i mbulojë me dhe mbetjet, njësoj siç u bë me Fierin.

“Banorët e kanë përjetuar keq. Kanë qenë në mbytjen e këtij tymi. Po punohet, po punohet….por siç e shikoni. I bëj thirrje Bashkisë që të punojë. Apeli im është që të punohet siç u bë në Fier, të mbulohen me dhe,”- tha ai. 

Zjarri nisi një ditë më parë në një kodër me ullinj dhe përfshiu dhe fushën e mbetjeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *