Kryeministri britanik flet për herë të parë për jetën private dhe habit me deklaratën e tij: Kam 6 fëmijë, ndërroj shumë pelena!

Shumë misterioz Boris Johnson. Kryeministri britanik ka zbuluar sot se qenka baba i gjashtë fëmijëve. Boris ka hezituar përherë të flasë për jetën e tij private plot ngjyra, por sot është zbërthyer për televizionin amerikan, në një intervistë të dhënë për NBC.

Kryeministri ka një djalë, Wilfred, me gruan e tretë Carrie Johnson dhe katër me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler. Ai gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje e vitit 2009.

Duke folur për emisionin e mëngjesit në NBC, ai u pyet nëse ishte baba i gjashtë fëmijëve dhe tha po.

I pyetur se si është të jesh baba i një fëmijë të vogël ndërsa është në pushtet, ai shtoi:

‘Fantastike. Është shumë punë impenjuese njëkohësisht, por e dua, e dua absolutisht. Ndërroj shumë pelena’, deklaroi kryeministri britanik.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *