Analisti Frrok Çupi ka thënë ditën e sotme në një intervistë për Report TV se vendimi që u mor për ish-prokurorin Adriatik Llalla, është një fakt që tregon se drejtësia e re po funksionon.
Çupi tha se reforma në drejtësi tregoi se Shqipëria ndodhej në një humnerë të thellë padrejtësie pasi 99 % e armatës së saj të drejtësisë ishte i lidhur me krimin në të gjitha nivelet. Por sot, tha Çupi, me pastrimin e drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe dënimin e tyre, njerëzve po u kthehet besimi.
“Ky është zyrtari më i lartë deri tani që është dënuar me një vendim të formës së prerë, është një shans ku skeptiket e drejtësisë së re mund t’u thuhet se ajo po vepron. Unë e shikoj këtë gjë edhe si pikë kryqëzuese të krimit duke u zgjedhur posti më sinjifikativ për ta vënë para drejtësisë, ku Prokurori i Përgjithshëm ka luajtur rolin e ndërlidhësit të krimit me njerëzit në pushtet. Jam i pirur për të besuar institucioneve dhe besoj angazhimin e SHBA për vendosure drejtësinë në Shqipëri. Kur kthejmë kokën pas shohim që paskemi qenë në humnera të thella të padrejtësisë, e gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte i lidhur me nga krimi ordineder, korrupsionin deri te krimi në nivele të larta të qeverisjes. Po shikojmë se funksionarët e lartë të shtetit po shkojnë para drejtësisë, njerëzit duan të besojnë këtë drejtësi”, tha Çupi.