Krimi në Gylka Nera, flet vëllai autorit: Nuk e kam vizituar në burg

Krimi makabër në Glyka Nera edhe pse ka muaj që ka kaluar, ka lënë shije mjaft të hidhur në Greqi por edhe më gjerë dhe akoma vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë ka folur për mediat vëllai i autorit të krimit dhe e ka mohuar kategorikisht të ketë pasur gisht apo të ketë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e realizuar nga dora e vëllait të tij pilot.

Ndërkohë 30-vjeçari thekson se nuk e ka parë e as vizituar vëllain e tij në burg.

“Unë nuk kam asnjë përfshirje në këtë krim. Mora vesh se vëllai im është vrasësi kur isha në Alonissos, ditën kur vëllai im shkoi me helikopter dhe u arrestua. E mësova nga postimet. Pozicioni im është i vështirë. Unë e njihja Caroline. E gjithë kjo mund të dënohet.’’-

‘’Gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ai është në burg, unë nuk e kam vizituar Babisin. Nuk e kam parë fare ”

Pak ditë më parë foli për herë të parë dhe nëna e Babis Anagnostopoulos e cila shmangu komentet për të birin, por vetëm foli për marrëdhëniet me familjen e viktimës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *