Një aeroplan i Forcave të Armatosura të Pakistanit është rrëzuar ditën e djeshme, ku ka humbur jetën piloti i avionit.
Aksidenti ka ndodhur pranë qarkut Mardan, rreth 47 kilometra nga Peshauari, kryeqytetit të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhua që kufizohet me Afganistanin fqinj.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore më vonë konfirmoi se piloti humbi jetën në aksident.
“Një avion i vogël Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua pranë qarkut Mardan gjatë një misioni stërvitor rutinë”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore të Pakistanit.
Deri më tani nuk flitet për ndonjë shkak të rrëzimit. Forcat Ajrore theksuan se lidhur me ngjarjen kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
/Burimi: AA.com/Përshtati: Priza.al/