Vijon bllokada në kufirin Kosovë- Serbi për të katërtën ditë, forcat serbe shtojnë kamionët

Është e katërta ditë që kur është bllokuar kufiri Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak. Qytetarët serbë janë shprehur të pakënaqur me vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave dhe në shenjë proteste kanë mbyllur kalimet.

Qytetarët serbë  kanë qëndruar sërish tërë natën të mbledhur rreth zjarrit ose në tenda të improvizuara dhe përfaqësuesit politikë nga veriu i Kosovës janë me ta.

Bllokada tanimë ka arritur në  rreth tre kilometra e gjatë dhe mbrëmjen e djeshme në zonë u dërguan edhe më shumë kamionë për të bllokuar trafikun.

Qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, në shenjë pakënaqësie.

Në një kohë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti premton heqjen dorë nga një masë e tillë sa kohë Serbia do të marrë të njëjtën masë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpreh se nuk do të ketë qetësim të situatës nëse nuk do të ketë rikthim në gjendjen e para 20 shtatorit.

Presidenti serb theksoi se nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërsa snajperë dhe armë janë drejtuar tek njerëzit tanë të paarmatosur në veri të Kosovës edhe pasi shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian iu bashkua thirrjeve për dialog të mërkurën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *