Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën me një minutë heshtje për të gjithë minatorët që kanë humbur jetën në galeri. Kjo gjë u propozua nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Pas propozimit, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për jetët e minatorëve.
Vetëm një ditë më parë u zhvillua një protestë nga Organizata Politike në dyert e Kryeministrisë për minatorët të cilët kanë ndërruar jetë në galeritë e minierëve. Protestuesit bënë fajtor kryeministrin Edi Rama, për të cilin thanë se ai i ka vrarë minatorët duke marë zarfet me para nga pronarët e tyre.
Rasti më i fundit ishte Muharrem Plaku. Tekniku që u nxorr i pajetë nga galeria e minierës në Bulqizë pas gjashtë ditëve kërkime.
/Priza.al/