Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka propozuar gjatë seancës së ditës së sotme, zhvillimin e komisioneve online siç u vendos gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, por kjo gjë është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.
Ishte kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj i pari që e kundërshtoi këtë akt, i cili e quajti antikushtetues dhe tha se vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme që të ndodhë diçka e tillë.
U mor një vendim antikushtetues, në mënyrë të jashtëligjshme u mor një vendim me gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e komisioneve që të bëhet online. Rregullorja është e qartë që kur mund të zhvillohen online, kur ka masa të jashtëzakoshme, në bazë të nenit 170 këto shpallen në një gjendje të caktuar. Ne sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të mund të kufizuar punën, e vetmja gjë që bëhet është që të kufizohet parlamentarizmi. Nëse ju jeni komod, ne nuk e pranojmë, kërkoj që ai vendim i paligjshëm, që u mor në Konferencë të hidhet poshtë.
Edhe Jorida Tabaku nuk qëndroi e heshtur kundrejt këtij vendimi duke thënë se me dhunën e kartonëve, qeveria po shkel kushtetutën dhe mundohet ti mbyllë gojën opozitës.
PD ka shprehur sensibilitetin për ruajten e masave po ne sot u njohëm me një shkresë të Rakacollit, militantes së PS, se duhen zhvilluar online. Po në kushtet kur pashë Shkëlqesitë tuaj në opera, koncerte pa maska, ju nuk mund të vendosni që të hiqni të drejtën e opozitës. Ju kërkuam vetëm që të mos vendosni me dhunën e kartonave që të shkelni Kushtetuten, nuk e keni fuqinë që të mbyllni gojën opozitës. Këtu në sallë ulen ngjitur deputetët, vendosin maskat hajde se po bëjmë foto, po në dijeninë tonë nuk ka asnjë protokoll. Ne bëmë propozime, që të zhvillohen me hapësirë kohore, unë e kuptoj që doni të cënoni opoztën por prisni një herë të që nisë parlamenti.
/Priza.al/