Jeni kuriozë të dini se si ushqehen miliardierët?! Zbuloni dietat e çmendura të Bezos, Zuckerberg dhe Musk

Dietat e të pasurve dhe të famshmëve janë pafund magjepsëse, por në Silicon Valley, ku regjimi gjumit dhe punës intensive përplaset me trendet kaliforniane, miliarderët e teknologjisë i çojnë gjërat në një nivel krejt tjetër. Pavarësisht nëse është Jeff Bezos që ha një pako të tërë me biskota për mëngjes, apo Mark Zuckerberg duke ngrënë mish dhie të ftohtë të therur me lazer, dy mjeshtrat e teknologjisë e kanë arritur rrugën e tyre drejt majës me një regjim shumë të çuditshëm sipas DailyStar.

Në fund të viteve 1990, njeriu më i pasur në botë dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos pranoi se ai nuk kishte një regjim të mirë ushqimor. Në një intervistë, ai tha se hante një pako të tërë me biskota për mëngjes. “Kur gruaja ime dhe unë u martuam, unë kisha vite të tëra që haja një pako me biskota “Pillsbury” për mëngjes. Per tre muaj që kishim të martuar, ajo më pa ta bëja këtë çdo mëngjes derisa një ditë  më pyeti nëse e dija sa gjëra të dëmshme kishte në të”.

Themeluesi dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg dikur ishte i njohur për sfidat ekstreme që i vendoste vetes çdo Vit të Ri. Në vitin 2011, Zuckerberg vendosi të hante mish vetëm nga kafshët që kishte vrarë me dorën e tij, ose do të bëhej vegjetarian. Ai ftoi CEO-n e Twitter, Jack Dorsey për darkë, i cili tha se Zuckerberg i serviri mish dhie të ftohtë që e kishte vrarë me armë lazer dhe më pas me një thikë.

Këtë vit, Zuckerberg pranoi në Facebook se ishte aq i zënë sa shpesh harronte të hante “A jeni emocionuar ndonjëherë aq shumë duke punuar për diçka saqë harroni të hani ushqim? Unë mendoj se kam humbur 10 kilogramë muajin e fundit nga kjo gjë“, tha ai në një postim.

Kurse Elon Musk tha se ai “gllabëron” shumicën e vakteve në pesë minuta dhe pranoi në një libër të vitit 2015 se nëse do të kishte një mënyrë që mos të hante për të punuar më shumë, do të kishte zgjedhur të mos hante. Shpesh ai  nuk ha mëngjes dhe mjaftohet me një çokollatë “Mars”. Duket se ndërsa vitet për Musk kalojnë, në një episod të Joe Rogan, CEO i SpaceX tha se tani preferonte të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër dhe se po të ishte për të do preferonte të mos bënte fare aktivitet fizik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *