“Shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.
Shkëmbi quhet i çuditshëm, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur. Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër.
Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.
Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.
Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.
/Priza.al/