Një person i armatosur në SHBA ka hapur zjarr drejt një grupi njerëzish që po qendronin në trotuar duke shkaktuar terror. Ngarja e ndodhur në FiladelfIa, u fiksua nga kamerat e sigurisë.
Mediat vendase shkruajnë se Të shtënat ndodhën pak para orës 14:30. kur policia thotë se një i dyshuar i panjohur hapi zjarr një person i cili ndodhej në makinë, nxorri armën dhe qëlloi drejt personave në trotuar, nga të cilët një mbeti i vdekur dhe 5 të tjerë u dëmtuan.
Videoja e publikuar nga policia e Filadelfias tregon momentin e terrorit në rrugë, ndërsa personi i armatosur brenda një Chrysler 300 ngjyrë argjendi lëshoi një breshëri plumbash duke goditur të rinjtë plot 24 herë.
Viktima u identifikua nga policia si Steven Jones, 26 vjeç. Personat e tjerë të dëmtuar ishin të rinj nga mosha 19 deri në 28 vjeç. Ata u transportuan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikur për jetën.
Të martën, miqtë e Jones filluan të krijojnë një memorial në vendin e ngjarjes me balona që shkruan emrin e tij dhe kartat e ngjitura në mur për njerëzit që të nënshkruajnë për familjen e tij. Disa nga të plagosurit e të shtënave që janë liruar nga spitali erdhën gjithashtu për të bërë nderimet e tyre.
Deri më tani, në Filadelfia kanë rënë 1,617 viktima e të shtënave këtë vit, dhe 334 nga ato kanë qenë fatale. Deri më tani, nuk është bërë asnjë arrestim pasi policia po kërkon për të dyshuar të shumtë në këtë kohë.
/Burimi: 6abc/ Përshtati Priza.al/