Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet të shtunën me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtar të peshës së mesme IBF.
Së fundmi Florian Marku ka publikuar një video teksa e kap për fyti kundërshtarin vetëm pak minuta se të niste konferenca për mediat.
Më pas Marku ka shpërthyer, duke e ofenduar kundërshtarin e tij me fjalë të rënda, ai e paralajmëroi që do ta mposhtë atë në përballjen e fundjavës në “Tottenham Stadium”.
Marku reagoi me zemërim, duke thënë: “Ne mund të luftojmë këtu nëse do? Le të luftojmë këtu copë m***. Eja!”.
Sigurimi më pas ndërhyri për ta larguar Markun pasi ai ishte ngritur nga vendi i tij dhe ishte zhvendosur drejt Prodanit.
/Priza.al/