Nga Ylli Manjani
Ato pak anëtarë forumesh në PD, nëse duan të jenë të sinqertë me veten, duhet të pranojnë që Luli ka kry punë. Duhe të ta lejojnë të largohet qerësisht nga drejtimi i asaj partie, për të mirën e saj por edhe të mjedisit politik.
Lulzim basha ka kry punë, megjithmend! Me Berishën në mbështetje, me alenacën politike më të madhe të mundshme, me qeverisjen më të keqe të këtyre viteve përballë, Ai humbi zgjedhjet…!!!
Imagjinoni rezultatin në zgjedhjet e tjera, me Berishën në sulm, me anëtarët e partisë që në masë janë inatosur me të, me asnjë aleancë politike…
Kjo quhet të kryesh punë, me punën që bën.
Ikja e Lulit është ngjarje e sigurtë. Sigurisht është çështje kohe. Por pikërisht tek kjo “koha” duhet eksploruar edhe mundësia për vendimmarrje burrash.
Lulzim Basha ka ende mundësi të mbahet mend për diçka pozitive, nëse largohet sa më parë nga drejtimi formal i PD. Do mbahet mend se të paktën hapi krahun dhe i lë radhën dikujt tjetër.
Dua të jem i sinqertë deri në fund, ky tjetri nuk duhet të jetë Berisha. Jo për amerikanizma, por për normalitet. PD,nëse do të jetë tërheqëse në elektorat, duhet të japë mesazhin se drejtohet nga kryetari i radhës. Se kryetarët ikin e nuk vijnë kur humbin.
Lulzim Basha është i ri për t’u larguar nga politika, por nuk mund të jetë më kryetar i PD. Sepse defakto Ai nuk është. Sepse humbi çdo betejë. Tashmë duhet të lejojë opozitarizmin të gjejë një rrugë tjetër nga ajo që Ai kishte në mendje.
Në do të mbahet mend dhe të jetë ende prezent në politikë, ky është momenti ta tregojë duke u larguar.
Nëse pret zgjedhjet e ardhshme për të provuar se ai sbën, i ka bërë dëm jo thjesht më vetes, por të tërës… Askush nuk mund të mbijetojë dot përballë mllefit të të tërës!
Është momenti që ky mllef ti drejtohet direkt monizmit që sundon. Luli sot është thjesht një rrufepritës, apo një magnet që tërheq nga vetja mllefin që njerëzit duhet tja drejtojnë sundimtarëve monistë!!!
Kaq gjë Lulzim Basha duhet ta kuptojë. Ndaj bën i bën nder vetes, PD, Opozitës dhe Politikës nëse largohet.
Me shumë sinqeritet e dashamirësi e shpreh këtë opinion.
/Priza.al/