Pas eleminimit nga Carabao të “Manchester United” dje nga “West Ham”, Cristiano Ronaldo, i është rikthyer stërvitjes ku po përgatitet për ndeshjen e të shtunës në Premier League përballë Aston Villas.
Ronaldo u paraqit në Carrington me “Bentley-n” e tij prej 250.000 paundësh, i ndjekur nga dy roje sigurie trupmëdhenj me “Range Rover”.
Fituesi i pesë herë i Ligës së Kampionëve, ka një koleksion makinash që përputhet më kabinetin e tij të shkëlqyer të trofeve.
Ai pak ditë më parë ishte në një Lamborghini 160.000 paundësh teksa u ndoq nga një tifoz adhurues i tij që i kërkoi ta përshëndeste dhe portugezi nuk e zhgënjeu.
Kjo nuk është asgjë në krahasim me 8.5 milion funte që thuhet se ai shpenzoi për një Bugatti Centodieci, nga të cilat vetëm 10 janë prodhuar.
Koleksioni i tij i makinave private raportohet të jetë me një vlerë marramendëse prej 17 milion paundësh, me Bugattin që thuhet se është i preferuari i tij.
/Priza.al/