Një burrë i akuzuar për tentativë përdhunimi është dënuar nga gjykata që të lajë dhe të hekurosë rrobat e 2000 grave në fshatin e tij për 6 muaj. 20-vjeçari Lalan Kumar duhet të blejë detergjentët dhe produktet e tjera të nevojshme për të larë rrobat gjatë këtyre muajve.
Avokati i Kumar tha se klienti i tij ishte i gatshëm të bënte këto shërbime në mënyrë që të tregonte respektin e tij për gratë.
“Të gjitha gratë në fshat janë të kënaqura me vendimin e gjykatës”, tha Nasima Khatoon, kreu i këshillit të fshatit.
Gratë në fshat thanë se urdhri tashmë kishte patur një ndikim pozitiv duke e bërë krimin kundër grave një temë diskutimi në komunitetin e tyre.
“Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe një lloj tjetër ndëshkimi që dërgon një mesazh në shoqëri,” tha Anjum Perween.
Ligjet e përdhunimit në Indi u rishikuan pas një përdhunimi në grup në vitin 2012 në Neë Delhi, por numri i veprave penale mbetet ende i lartë, me më shumë se 28,000 përdhunime të raportuara në vitin 2020.
/Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/