VIDEO e rëndë/ Shante reperat në rrjetet sociale, por ka përfunduar i marrë peng. Ja sesi torturohet në makinë ‘ylli’ i Instagramit

Policia e Tiranës është njoftuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. Kozak Braçi i njohur si ‘Mbreti i Instagramit’ dyshohet të jetë rrëmbyer. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Ai është futur me forcë në një makinë sapo ka zbritur nga një taksi. Policia nuk ka arritur ende të gjejë Kozakun dhe as të kontaktojë me të.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *