Linda Evangelista ishte një nga supermodelet origjinale të viteve 1990 dhe, së bashku me Kate Moss dhe Naomi Campbell, dominuan pasarelat dhe revistat të modës në vitet ’80 dhe ’90. Megjithatë ajo ka pohuar se ka mbetur “e deformuar” dhe e “shpërfytyruar përgjithmonë” nga një procedurë kozmetike.
56-vjeçarja shkroi në profilin e saj në Instagram për efektet e rralla anësore që pësoi pasi iu nënshtrua procedurës kozmetike pesë vjet më parë. Linda shpjegoi se i ishte nënshtruar procedurës CoolSculpting në një përpjekje për të zvogëluar qelizat yndyrore, por përfundoi në vend të kësaj, duke rritur prodhimin e yndyrës. Ikona e viteve ’90 thotë se ndërhyrja e bërë e ka lënë atë të defotmuar përgjithmonë, pas dështmit të dy operacioneve të dhimbshme korrigjuese.
“Sot hodha një hap të madh drejt ndreqjes së një të keqeje që kam vuajtur dhe e kam mbajtur për vete për pesë vjet. Për ndjekësit e mi që kanë pyetur veten pse unë nuk kam punuar ndërsa karriera e shokëve të mi po lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga procedura e Zeltiqit ‘CoolSculpting’. Bëri të kundërtën e asaj që premtoi. Më rriti qelizat dhjamore kur supozohet t’i zvogëlonte dhe më la të deformuar përgjithmonë edhe pas dy operacioneve korrigjuese të dhimbshme, të pasuksesshme. Unë kam mbetur, siç e përshkruan media,’e panjohshme’. Kam zhvilluar Hiperplazi Paradoksale Dhjamore ose PAH, një rrezik për të cilin nuk isha e vetëdijshme para se të kisha kryer procedurat. PAH jo vetëm që më ka shkatërruar jetën, por më ka çuar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe thellësive më të ulëta të urrejtjes ndaj vetes. Në këtë proces, unë jam izoluar. Me këtë padi, jam duke ecur përpara për të hequr qafe turpin tim dhe po dal publikisht me historinë time. Jam shumë e lodhur duke jetuar në këtë mënyrë. Do të doja të dilja nga dera e shtëpisë me kokën lart, pavarësisht se nuk dukem më si unë,” ka shkruar modelja.
View this post on Instagram
/Burimi: The Guardian/ Përshtati Priza.al/