Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ditën e sotme kërkesën për lirim nga burgu të Selim Çekajt, i arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë. SPAK kërkoi lirimi e Çekajt me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri, por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO dhe 72-vjeçari duhet të qëndrojë sërish në qeli.
Çekaj u arrestua pasi iu zbuluan 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij. Ai kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj. Ky i fundit u arrestua më herët po për të njëjtën vepër.
E njëjtë metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në pranga Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit. Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori, EcoalMax, rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj për 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri.
Gjatë seancave Selim Çekaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës. Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i biri, Arbri, që ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.
/Priza.al/