Alketa Vejsiu ‘tërbohet’ nga ajo që i thonë ndjekësit: Ua çfarë pyetje e tmerrshme!

Alketa Vejsiu u përgjigjet të gjitha pyetjeve që merr në Instagramin e saj nga ndjekësit. Ajo nuk ka kompleks të anashkalojë asnjë përgjigje sado me tendencë të jetë ajo.

Së fundmi, një ndjekës i ka drejtuar pyetjen: Sa njerëz ke shkelur me këmbë, për të arritur këtu ku je?

“Ua çfarë pyetje e tmerrshme. As nuk kam shkelur dhe as kam bërë kompromise ndonjëherë. Jam mbështetur te talenti, te përsosja e aftësive, te pasurimi me dije, te konkurrenca me veten dhe te puna!”,është përgjigjur Alketa, e cila siç duket është habitur nga kjo pyetje tendencioze.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *