Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do ta fillojë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor pikërisht me vendin tonë. Ajo me datën 28 shtator do të vizitojë Shqipërinë e më pas do të zhvendoset në Maqedoninë e Veriut.
Një ditë në vonë me 29 shtator der Leyen do të vizitojë Kosoven, Malin e Zi dhe Serbinë dhe ne 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.Kabineti i presidencës e ka konfirmuar këtë axhendë dhe Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektiven europiane te vendeve te rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.
Vizita do të orojë mundësinë për të diskutuar një sërë çështjesh, pêrfshirë edhe planin ekonomik dhe të investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Presidentja do të ndalet gjithashtu te evolucioni i çdo vend i Ballkanit Perëndimor, përfshirë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninê e Veriut dhe Shqipërinë.
/Priza.al/