Pasditen e sotme ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar selinë e Partisë Demokratike ku do të zhvillojë një takim me dyer të mbyllura me kryedemokratin Lulzim Basha.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga takimi tyre i fundit dhe ende nuk dihet se për çfarë do të bisedojnë Kim dhe Basha. Ambasadorja Kim ishte në selinë e PD-së më 30 korrik, nga ku i vuri ultimatum Bashës për largimin e Berishës me fjalët: “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”.
Nga ana tjetër, Berisha sot do të jetë në Vlorë, në takimin e tretë me demokratët. Ai ka nisur një tur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, më 9 shtator 2021.
/Priza.al/