Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme selinë blu ku ka patur një takim me kryedemokratin, Lulzim Basha dhe menjëherë pas takimit ajo foli për mediat ku zbardhi arsyen e takimit.
Ajo tha se vetëm pak orë më parë është kthyer nga SHBA-ja dhe e kishte të nevojshme që të vizitonte Bashën për ti treguar atij se çfarë i përcillte Uashingtoni. Kim tha se Uashingtoni ishte i angazhuar për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike.
Fjala e Yuri Kim:
“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë Shtëpinë e Bardhë ,departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mirë për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në PD për ta ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur PD mori pushtetin për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.
/Priza.al/