Universiteti i Mjekësisë njofton: Studentët do kthehen në auditor, në varësi të situatës rishikohen alternativa

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur sot që këtë vit të ri akademik studentët do të rikthehen në auditorë. Rektorati i UMT-së zhvilloi sot një mbledhje dhe bëhet me dije se në varësi të situatës epidemiologjike në vend mund të rishikohen edhe mënyra alternative për zhvillimin e mësimit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë!

Në mbledhjen e datës 24.09.2021 të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, pas diskutimeve lidhur me fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022, sqarojmë se:

Procesi mësimor (leksione, seminare, laboratore, praktikë lëndore/klinike etj) në të gjitha programet e studimit që ofron UMT, për vitin e ri akademik 2021-2022, do të zhvillohet me prezencë në auditor.

Vendimet e Senatit Akademik të UMT-së nr.37, datë 28.4.2020 dhe nr. 70, datë 15.09.2021 (si skenare alternative) do të vihen në funksion në varësi të situatës epidemiologjike dhe vendimeve të Komitetit Teknik i Ekspertëve për pandeminë.

Urojmë shumë suksese këtë fillim viti akademik studentëve që ulen për herë të parë në auditoret tona, të gjithë studentëve të tjerë dhe stafit akademik të UMT-së !

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *