KQZ ‘kërkon ndihmën’ e qytetarëve: Votoni për fletën e votimit që ju pëlqen më shumë

Mes shumë debateve për fletën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur që para se të marrë një vendim përfundimtar se si do të duket ajo, të pyes edhe qytetarët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, KQZ ka bërë një sondazh ku fton qytetarët që të votojnë për fletën e tyre të votimit që u pëlqen më së shumti. Sondazhi do të jetë i hapur për 6 ditë dhe kanë të drejtë të votojnë të gjithë. Si shembull është marrë qarku i Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.

Kjo është hera e parë që ndodh, pasi më parë fleta e votimit nuk ka pasur shumë ndërlikime apo teknikalitete, por me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka ndryshuar edhe mënyra e votimit. Hapja e listave ka bërë që qytetarët të kenë mundësi për të votuar si për partinë, por edhe për kandidatin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *