Tre tërmete brenda një muaj u regjistruan në palnetin Mars, njëri prej tyre zgjati 90 minuta, sipas të dhënave të mbledhura nga laboratori gjeologjik robotik i NASA -s “InSight” .
Siç u komunikua nga NASA në blogun e saj, dy goditje me magnitudë 4.2 dhe 4.1 u regjistruan më 25 gusht. Ndërsa më 18 shtator, Insight mati një tërmet me magnitudë 4.2 që zgjati pothuajse një orë e gjysmë.
Të dhënat në lidhje me tërmetin e fundit nuk dihen ende, por detajet në lidhje me dridhjet e 25 gushtit tashmë dihen: tërmeti ndodhi rreth 8,500 kilometra larg Insight. Një hipotezë sugjestive është se tërmeti nuk filloi në rajonin e Cerberus, si tërmetet e ndryshme që i paraprinë, por nga Kanioni i madh Valles Marineris i cili shënon ekuatorin e Marsit.
Marsi nuk duket të ketë pllaka tektonike, por ka arsye të tjera pse toka e saj dridhet: frakturat e shkaktuara nga ftohja, lëvizja e magmës, rritja e presionit thellë nën tokë ose ndikimi i meteoritit.
/Priza.al/