Vdekja e 23-vjeçares në Vlorë/ Flet halla: Mjekët se preknin sepse mendonin se ishte me COVID

Vdekja e 23-vjeçares Brisilda Sadushi, në Vlorë ditën e djeshme ka tronditur mbarë vendin por ende nuk është bërë e qartë ngjarja dhe s’dihet se kush është fajtori i vërtetë i ngjarjes.

Halla e vajzës ka rrëfyer për emisionin “Vizioni i Pasdites”, se si u njoh me ngjarjen dhe çfarë shqetësimesh ka pasur e reja. Ajo ka hedhur poshtë hipotezën e mjekëve të cilët jashtë kamerave thanë se Brisilda mund të kishte kryer një abort në kushte shtëpie.

Po ashtu, halla e saj ka zbuluar një dëshmi që vjen nga një vajzë e cila kishte qenë e pranishme në momentin që 23-vjeçarja kishte mbërritur në spital dhe bërtiste nga dhimbjet.

Deklarata:

“Fatmirësisht vëllai i vogël qëlloi në Shqipëri sepse po bënte shtëpitë dhe vajti në spital. Çupën e kishin futur në sallë të operacionit, ajo nuk kishte qenë aq shumë e sëmurë sa thonin ata. Një ditë më parë kishte qenë në spital dhe i kishin bërë serume dhe gjilpëra dhe çupa kishte firmosur për të dalë dhe kishte ikur sepse i kishte fëmijët vetëm tek shoqja e saj. Ditën tjetër nuk ishte ndjerë aq mirë dhe kishte vajtur me këmbët e saj në spital. Brisilda nuk ka qenë në spital 2 javë më parë, nuk ka abortuar sepse burri i saj ka 4 muaj në burg. Firmën për operacionin e hodhi një nga djemtë e dajës së saj. Pse nuk thonë doktorat që e lanë në mes të korridorit duke bërtitur dhe nuk e fusnin brenda se mendonin se ishte me COVID-19, turp t’ju vijë doktorave të mbaruar të Vlorës,”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *