Përveç sasisë së duhur të rrobave dhe gjërave esenciale si furça e dhëmbëve, deodoranti, paratë dhe celulari, gjërat e tjera kur udhëtoni mund edhe t’i lini në shtëpi.
Pasi shumica e hoteleve kanë xhel, shampo, hekur rrobash dhe gjëra te tjera të cilat na mundësojnë të kemi më shumë hapësirë në valixhet tona.
Një gjë që njerëzit rrallëherë e fusin në valixhen e pushimeve është tharësja e flokëve. Por hulumtimet tregojnë se nëse e bëni këtë, mund të jeni duke gabuar rëndë!
Një studim nga mikrobiologu Chuck Gerba, i cili është ekspert i mikrobeve, ka zbuluar se tharësja e flokëve te hotelit duhet shmangur! Ai kishte zbuluar se tharëset e flokëve të hotelit janë në mesin e gjërave më të ndyra në dhomë, dhe kjo për arsye se pastruesit e hotelit nuk e ndjejnë të nevojshme ta pastrojnë atë si tualetin apo gjërat tjera.
Prandaj herën tjetër që udhëtoni, konsideroni ta merrni me vete tharësen e flokëve!
/Priza.al/