Debatet në emisionin ‘Përputhen’ nuk kanë fund. I sotmi ishte shumë i ashpër mes Julit dhe Mikelës, e cila u nxeh dhe nuk e kontrolloi veten.
Teksa po komentohej takimi i Argjendit dhe Mikelës, Juli i kujtoi të shkuarën e saj duke nxitur reagim tepër të ashpër.
Ajo kërkoi që të mos përmendet më e kaluara me ish partnerin ndërsa zbuloi se ka pasur një telefonatë me nënën e saj për një koment të Brunos.
Bruno i ka kërkuar ndjesë dhe e shpjegoi arsyen përse ia ka përmendur të kaluarën në një prej puntatave të tjera.
Debati:
Juli: Argjendi është mashkulli që Mikela mund ta vejë në gjumë e të dalë në dhomën tjetër të flasë në telefon me ish të dashurin.
Mikela: Hera e parë e fundit që përmendet e shkuara ime, aq më pak një copë kalamani.
Juli: E ke përmendur vetë, mbaje. Ti çfarë je?
Mikela: S’jemi këtu të na gjykosh ti. Me këtë sjellje duhet të nxirresh jashtë. Smë tregon ti me kë të flas në telefon. Mbaj atë pirsin dhe atë bëj.
Juli: A e tha vetë që sa herë të më marrë në telefon, do e ngre.
/Priza.al/