VIDEO/ Rama flet për herë të parë për dënimin e Adriatik Llallës në televizionin francez: Pandëshkueshmëria nuk është më normë në Shqipëri!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze Tv5 Monde ku ka folu për disa çështje kryesore të Shqipërisë. Rama u ndal tek pandëshkueshmëria duke iu referuar kështu në mënyrë indirekte dënimit të ish-prokurorit Adriatik Llalla me 2 vite burg.

“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

Strehimi i afganëve ishte një tjetër pikë ku Rama u shpreh se këtë veprim Shqipëria nuk e bëri se ia kërkoj SHBA-ja por se ne jemi një vend mikpritës.

‘Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës.- shtoi Rama mes të tjerash.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *