Çështja e reciprocitetit të targave mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që prej 6 ditësh dy pikat kufitare të qëndrojnë të bllokuara. Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në pikat kufitare që lidhen me Serbinë, në atë të Jarinjës dhe Bërnjakut.
Qeveria e Kosovës më datë 20 shtator vendosi të zbatojë nismën për reciprocitetin e targave dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë e cila ka kërkuar tërheqjen sa më parë të këtij vendimi. Krerët e qeverisë së Kosovës janë shprehur se do të tërhiqen nëse tërhiqet edhe Serbia, ose të dyja vendet me njohjen e targave, ose asnjëra.
Edhe pse deri më tani nuk është regjistruar ndonjë incident, situata mbetet tejet e tensionuar në të dyja anët e kufirit.
/Priza.al/