Mrekullitë ekzistojnë/ Me disa tonë peshë në shpinë, shoferi në Kuçovë nxirret nga kamioni pas 4 orësh

Drejtuesi i kamionit që mbeti i bllokuar në Kozare të Kuçovës mbrëmjen e kaluar është nxjerrë i gjallë nga mjeti i tij katër orë pasi ndodhi aksidenti. Sipas policisë shoferi me inicialet A.P., është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse rreth orës 02:00. Menjëherë është shoqëruar për në spitalin e Beratit ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Kamioni i cili drejtohej nga A.P., humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke bërë që shoferi të bllokohej në kabinë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *