Elon Musk sërish beqar! I jep fund lidhjes 3-vjeçare me Grimes

Elon Mask dhe Grimes i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 3 vitesh së bashku. Në një intervistë për Page Six, themeluesi i Tesla dhe SpaceX tha se ai dhe këngëtarja kanadeze janë ‘gjysmë të ndarë’, por kjo s’do të ndikojë në marrëdhënien e tyre të mirë dhe do vazhdojnë të kujdesen së bashku për djalin e tyre 1-vjeçar.

“Jemi gjysmë të ndarë por e duam ende njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrdhënie shumë të mirë. Kjo vjen ngaqë puna ime me Tesla dhe SpaceX më kërkon të qëndroj në Teksas ose të udhëtoj, ndërsa puna e saj është e bazuar në LA. Ajo po qëndron me mua momentalisht dhe Baby X është në dhomën ngjitur,” ka thënë Musk.

Musk dhe Grimes, të cilët e nisën marrdhënien e tyre në 2018-ën, u bënë prindër vitin e shkuar. E quajtën djalin:  X Æ A-12. Grimes ka sqaruar emrin e djalit në Twitter.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku në Met Gala, në fillim të këtij muaji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *