Aktori i madh i dhjetëra rroleve dhe filmave, Michael Kirk Douglas, sot feston ditëlindjen e tij të 77-të.
Michael, i biri edhe i një legjende të Hollywood, si Kirk Douglas, është fitues i dy çmimeve “Oscar”, i 4 “Golden Globe”, një çmimi “BAFTA” dhe një çmimi “Emmy”.
I lindur në 25 shtator 1944, ai është pa dyshim një nga yjet më të famshëm të Hollivodit të dekadave të fundit.
Në 1980 Douglas pësoi një aksident në ski dhe u detyrua të braktisë skenat e kinemasë për tre vite, për shkak të rehabilitimit fizik.
Ai u kthye në skenë në 1983 me filmin policesk ‘I dënuar me vdekje për mungesë të dhënash’. Suksesi i vërtetë i aktorit erdhi në 1984 me “All’inseguimento della pietra verde”, së bashku me Kathleen Turner e Danny DeVito. Në 1987 është vitit i filmit ‘Tërheqje fatale’ me Glenn Close.
Lista e filmave të aktorit Douglas, është shumë e gjatë. Në fillim të viteve 90-të, për shkak të problemeve me alkoolin, Douglas u detyrua të largohej sërish nga skena.
Ai u kthye në kinema në vitin 1992, me “Basic Instick”, së bashku me aktoren e famshme Sharon Stone. Në 1993 ai ishte protagonist në “Un giorno di ordinaria follia”, duke hyrë në listën e interpretimeve të tij më të arrira.
Në vitin 1998, Douglas, mori çmimin “Cesar” të karrierës. Ai është i martuar prej vitesh me aktoren e famshme, Catherine Zeta-Jones, me te cilën ka dy fëmijë.
/Priza.al/