Vdes nga Covid19 mjeku i vaksinuar plotësisht në Romë, nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor

Ditën e djeshme është njoftuar vdekja nga Covid-19 e mjekut 35 vjeçar Pierluigi Piegari në spitalin Gemelli në Romë.

Punonjësi i grupeve të emergjencës ishte i vaksinuar kundër koronavirusit por prej disa ditësh ishte i intubuar në spital pas përkeqësimit të gjendjes.

Autoritete thonë se Piegari nuk pinte duhan e nuk kishte patologji të tjera dhe ishte i vaksinuar me dy doza.

FOTO) I vaksinuar dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese vdes nga Covid-19, mjeku  35 vjeçar - FaxWeb

Mjeku i ambulancave punonte në zonën jugore Eur të kryeqytetit dhe përgjigjej për thirrjet e emergjencës në numrin 118.

“Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve”, tha kolegu i tij Cristian Coluzzi, që e vlerësonte të ndjerin si një punëtor të mirë dhe djalë optimist, i cili ishte gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

Gianluigi Piegari, il dottore è morto di Covid a 36 anni. La compagna: «Era  impossibile non amarlo»

Homazhe te shumta beheshin për të në rrjetet sociale, mes të tjereve dhe nga e fejuara, që ishte tre muajshe shtatzënë me fëmijën e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *