NATO reagon pas situatës së krijuar në veri, mesazh Kosovës dhe Serbisë: Ushtroni përmbajtje dhe kthehuni në dialog

NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.

/Piza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *