Serbia ka shtuar praninë ushtarake në kufirin e saj Jugor, ose në Veri të Kosovës dhe duket sikur nga çasti në çast ushtria e madhe dhe e armatosur deri në dhëmbë do ta ripërpijë shtetin e vogël shqiptar.
Por në një kohë që provokimet në Veri tashmë janë agravuar, teksa është pala serbe që po dërgon mjete luftarake në kufi dhe po patrullon me helikopter, edhe kosovarët janë gati t’u tregojnë dhëmbët.
Këtë gjë e tregon kjo video e fundit e realizuar nga trupat e Policisë së Kosovës, e cila ka marrë masa për çdo rast. Në videon e publikuar nga mediat kosovare, duket momenti se si autoblinda i Policisë ka vënë menjëherë në shënjestër helikopterët serbë, sapo ata kanë shkelur territorin kosovar.
Mbi kullën e zjarrit të autoblindës së Policisë së Kosovës, shikohet momenti kur polici me mitraloz të rëndë 12.7 mm, shënjestrën helikopterët, të cilët pas disa manovrash janë futur sërish në territorin e Serbisë.
Ditën e sotme Serbia guxoi të fluturojë helikopterë afër Jarinjës, ndërkohë që aty po shkojnë dhe tanke e avionë ushtarakë.
/Priza.al/