Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 4-vjeçare është kafshuar nga gjarpri teksa kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes në fshat për të kaluar fundjavën.
E mitura me iniciale E.I ka qenë duke luajtur pranë një peme, në momentin kur është pickuar nga një gjarpër në këmbë.
Fillimisht e mitura është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Aty ka marrë ndihmën e parë ndërsa më pas është vendosur që të sillet drejt Tiranës me një helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar.
/Priza.al/