Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i Këshillit Evropian: Vuçiç dhe Kurti të tërhiqen!

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka reaguar dhe i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç të shmangin tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Michel bën thirrje që të tërhiqen Njësiti Special i Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Michel pohoi ndër të tjera se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri të Kosovës.

““Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar ai në Twitter.”, ka deklaruar ai.

Për zhvillimet në veri të Kosovës, ku serbët lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpien drejt dy pikave kufitare me Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak, kanë reaguar edhe BE SHBA dhe vendet të tjera, duke kërkuar shtensionim të situatës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *