Nuk ka më dyshime! Trump do të rikandidojë për t’u bërë president i SHBA-ve

Ish -Presidenti Donald Trump tha të premten tha se vetëm “ndonjë lajm i keq nga doktori” do ta pengonte atë nga kandidimi presidencial për Republikanët në vitin 2024.

Trump mposhti ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton në vitin 2016, por humbi përballë Presidentit aktual Joe Biden vjeshtën e kaluar.

Gjatë një interviste në emisionin “The Water Cooler” në Real America’s Voice, ish-Presidenti u pyet nga komentatori David Brody se çfarë do ta mbante atë larg nga një kandidim në të ardhmen – dhe i treti – për në Shtëpinë e Bardhë.

“Epo, unë mendoj se ndonjë telefonatë e keqe nga ndonjë mjek ose diçka e tillë, apo jo?” tha Trump. “Ti e merr atë telefonatë. Ulu dhe shih sepse kemi një raport të keq. … Gjëra që ndodhin nga Zoti,  ndodhin.”

Ai shtoi: “Unë ndihem shumë mirë dhe e urrej atë që po ndodh me vendin tonë. Vendi ynë nuk ka qenë kurrë në një pozitë si kjo. Ne ishim kaq mirë dhjetë muaj më parë dhe jemi kaq keq tani.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *