U shitën më tepër bileta se sa duheshin, arkat e frutave bëhen stola për tifozët

Ka përfunduar kampionati i futbollit elitar në Islandë. Dje janë luajtur ndeshjet e javës së 22-të dhe të fundit të sezonit 2021.

Víkingur Reykjavík mundi Leiknir 2-0 në ndeshjen vendimtare me golat e Hansen (30’) dhe Agnarsson (36’) dhe u shpall kampion i ligës së futbollit islandez pas 30 vitesh.

Për rastin me të vërtetë historik, klubi shiti më shumë bileta sesa ishin në dispozicion dhe duhej të improvizonte, duke shtuar stola druri, që të kujtonin arkat me fruta.

Sipas raportimeve të mediave europiane, në ndeshjen e Víkingur Reykjavík kundër Leiknir, të pranishëm në stadium ishin vetëm 2023 tifozë, që festuan fitoren e skuadrës së tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *