Beogradi i ka kthyer përgjigje kërkesës së Shqipërisë për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia e kufirit me Kosovën.
Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës nuk duhet të dëgjohet. Sipas tij, Serbia nuk duhet t’i tërheq trupat nga afërsia e kufirit.
“Po monitoroj situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga lidershipi i shtetit tonë në krye me Vuçic, në mënyrë që situata të qetësohet. Është mirë që trupat tona të armatosura të rrijnë në gatishmëri dhe afër që tu japin mbështeteje morale njerëzve tonë në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai madje shprehet i indinjuar me kërkesën e Shqipërisë, duke thënë se ishte kjo e fundit që “me gjithë zemër” mbështeti UÇK-në në luftën e fundit në Kosovë.
/Priza.al/