Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryeministri Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takojë liderët kryesorë politikë, kur Prishtina dhe Beogradi janë në situatën më të nxehtë të viteve të fundit.

Takimi i parë i Ramës do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të bisedojë për tensionet e fundit me Serbinë, por edhe do të jetë takimi i parë pas një kohe të gjatë që dy kryeministrat replikojnë në distancë për atë që shuhet Mini Shengen. Gjithashtu Rama do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Ora 13:30-15:30, zhvillohet dreka zyrtare me pjesëmarrjen e dy deleacioneve dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova. Përpara drekës do të zhvillohet një ceremoni e shkurtër për dekorimin ne akademikut, Rexhep Qosja.

Axhenda e plotë e Ramës në Kosovë:

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *