Nga Ylli Manjani
Pyetja që shtrohet është: Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret me “nongratat” e tjerë?!
Padyshim që përgjigja është e dukshme: Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.
Në fakt e drejta për të apeluar gjyqësisht çdo vendim administrativ është e përbotshme. Është universale. Berisha ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë. Mendoj se është krejt legjitim.
Kjo nuk pëlqehet nga zoti Blinken dhe administrata e tij. Ndaj ato reagojnë.
Zonja Kim është përgjegjëse për stilin tërësisht partizan që përdor, por nuk ka dyshim që shefat e saj duan që Berisha të tërhiqet nga gjyqi. Ndaj dhe i bëjnë presion.
Sa për idenë se po luftohet korrupsioni, kjo pastaj është qesharake. “Nongratat” e tjerë kanë qenë e janë nën akuza direkt për dhënie e marrje tenderësh e koncensionesh. Fakti që nuk ndihen i bën ata “burra të mirë” ose “qingja të urtë”. Dhe “qingjat” vazhdojnë të bëjnë biznes privat me tendera e koncensione. Ambasada nuk merret me ta!
Berisha merret me gjyqe, politikë e demokraci…Bën dhe opozitë ndaj Ramës e Sorosit… “I rrezikshëm”!!
Pra bëj para me pasurinë publike sa të fryhesh e s’të thotë kush gjë. Po u more me politikë, je “i korruptuar”! Luftë kundër korrupsionit, jo shaka!!!
Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!!! “Berisha është më i korruptuar se çdo tenderxhi..” etj, etj…
Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë. Më amerikanë se amerikanët madje.
/Priza.al/