Mund të duket si një pushkë e re snaiper, por në fakt është një top i vërtetë blindëshpues, ose një superarmë e cila mund të bëjë atë që nuk e bëjnë shumë të tjera.
Kjo pushkë e quajtur “Gepard GM6 Lynx”, krahasohet nga ekspertët e armatimit me një tank, për shkak të forcës së saj shkatërruese edhe pse në përmasa është shumë e vogël.
E prodhuar në Hungari, pushka gjysmë-automatike ka një saktësi prej 2 km. Ajo është përshtatur që të mos ketë impakt të madh te qitësi, për shkak të forcës së madhe shtytëse pas goditjes.
Pushka mund të qëllojë pesë plumba “Raufoss Mk2” të kalibrit 50 mm, në më pak se tre sekonda. Plumbat mund të depërtojnë dhe të tejshpojnë koraca të blinduara dhe më pas të shpërthejnë brenda një automjeti të blinduar, njësoj si plumbat eksploziv “Dum-Dum”.
Forcat speciale britanike janë pajisur me modelet e para të kësaj super-arme, që është shumë e fuqishme, dhe që mendohet se është në gjendje të rrëzojë helikopterët dhe të shpojë mjetet e blinduara vetëm me një gjuajtje.
Thuhet se “SAS”, “SBS” dhe Regjimenti Special i Zbulimit, kanë blerë 150 pushkë të tilla deri tani.
/Priza.al/