Theu rekordin e tij historik! Pele uron publikisht Messin dhe ka ca fjalë për të

Messi theu rekordin e Pele si golashënuesi më i mirë në Amerikën Latine dhe ky i fundit e përgëzoi publikisht, duke i kërkuar edhe ndjesë për vonesën.

“Përshëndetje @leomessi, më fal nëse jam vonë. Sidoqoftë, nuk doja të humbisja rastin për t’ju përgëzuar për një rekord tjetër të thyer në fillim të këtij muaji. Talenti juaj me topin është i mahnitshëm! Shpresoj që të arrini edhe më shumë, përkrah miqve të mi Neymar dhe Mbappe” ,- shkroi Pele.

Kujtojmë se Pele doli nga spitali më 15 Shtator. Legjenda e futbollit ishte spitalizuar për gjashtë ditë me një gjendje shëndetësore (që nuk është bërë e ditur), por që nuk ishte serioz.

Tumori i zorrës së trashë i sulmuesit të Santos u gjet kur ai shkoi në spital për ekzaminime rutinë në fund të gushtit. Kirurgjia e tij u zhvillua më 4 shtator dhe ai pritej të linte kujdesin intensiv javën e kaluar.Por, ai konfirmoi tani se do të vazhdojë trajtimin e tij deri në rikuperim të plotë.

“Miqtë e mi, ky është një mesazh për secilin prej jush. Mos mendoni për asnjë minutë që nuk kam lexuar mijëra mesazhe dashurie që kam marrë këtu. Faleminderit shumë secilit prej jush, që më kushtuat një minutë të ditës tuaj për të më dërguar energji pozitive. Dashuri, dashuri dhe dashuri! Unë tashmë jam larguar nga ICU dhe jam në dhomën time. Unë vazhdoj çdo ditë më i lumtur, me shumë prirje për të luajtur 90 minuta, plus kohë shtesë. Së shpejti do të jemi bashkë!”, ka shkruar legjenda e futbollit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *